Pse vendosi të flasë Arta Bajrami për vështirësitë e jetës?
27
Këngëtarja Arta Bajrami është nënë e dy fëmijëve me autizëm. Ajo ka folur publikisht për sfidat me të cilat përballet, me shpresën që përvoja e saj t’u shërbejë si mbështetje edhe nënave të tjera që kanë fëmijë me autizëm, por edhe për të ngritur vetëdijen për nevojën e përkrahjes institucionale.
Arta ka kërkuar vazhdimisht më shumë mbështetje për fëmijët me autizëm, si dhe ndryshime në politikat dhe legjislacionin në fuqi.
Megjithatë, deri më tani, kërkesat e saj nuk kanë marrë përgjigjen që ajo ka pritur, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, këngëtarja ka zgjedhur të flasë shumë më pak publikisht për këtë temë, duke u fokusuar më tepër në jetën familjare dhe angazhimet e saj personale.
