Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje.
Nga Fieri Balluku u shpreh se këto Krishtlindje duhet të shërbejnë si një ditë mirënjohjeje dhe mesazh shprese për të ardhmen.
“Krishtlindjet duhet të shërbejnë si një ditë mirënjohjeje, për të shkuarën, guximi për të tashmen dhe shpresë për të ardhmen. Gëzuar të gjithëve dhe Krishtlindje të bardha”, ka thënë me tej Balluku.
Një mesazh urimi ka ndare edhe Armand Subashi, duke uruar paqe e mbarësi në çdo familje shqiptare. “Gëzuar për të gjithë besimtarët e krishterë. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë, me paqe, harmoni e gëzim në çdo familje shqiptare”, shprehet ai.
You may also like
-
Kosova – Drejt Evropës – Kosova ime
-
Gazetari nga Gjermania mbështet Kurtin: Asnjë amnisti për manipuIimin e votave
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
-
Dallaveret me vota, për 22 komisionerë dhe një vëzhgues kërkohet paraburgim
-
“Safe City”: Deri ku ‘shohin’ kamerat dhe si kontrollohet shpejtësia në rrugë
