Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit kanë vazhduar reshjet e dëborës shoqëruar me rënie të temperaturës nën 0 °C.
Filluan reshjet e dëborës edhe në Rajonin Qendër Perëndim, në akset Krujë-Sarisalltik dhe trau Dajt-Teleferik
Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara, ku është punuar me mjetet borëpastruese dhe shpërndarjen e kripës qarkullimi vazhdon pa probleme
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur qarkullimi kryhet pa probleme
Në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë, Bobshticë-Dardhë, Voskopojë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e dëborës me intesitet mesatar, rrugët janë te pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore
You may also like
-
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në Gjykatë
-
Moti përgjatë së nesërmës dhe ditëve në vazhdim
-
Petkoviq vazhdon me narrativa të njëanshme dhe pretendime të pavërteta për Kosovën
-
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime
-
SkandaIoze: Arianit Sllamniku e pranon se e rekomandon përdorimin e ilaçit për kafshë tek fëmijët (VIDEO)
