Flamuri kuqezi në skenën e Kanye West, Edi Rama e vendos si fotografi të kopertinës në Facebook
1
Kryeministri Edi Rama ka vendosur si fotografi të kopertinës në profilin e tij në Facebook një pamje nga koncerti i Kanye West në Shqipëri, ku shihet një moment i performancës me flamurin kuqezi në skenë.
Pamja vjen nga spektakli i reperit amerikan, i njohur për skenografinë e tij të veçantë me një sferë gjigante që përdoret gjatë performancave.
Gjatë koncertit në Tiranë, në një moment të shfaqjes u shfaq edhe flamuri shqiptar, një detaj që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Koncerti i Kanye West, i cili njihet edhe me emrin artistik Ye, u zhvillua më 11 korrik në një arenë të përkohshme të ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet pranë Tiranës.
Eventi u prezentua si një nga koncertet më të mëdha të zhvilluara në vend, me pritshmëri për mijëra pjesëmarrës nga Shqipëria dhe jashtë saj.
Rama kishte mbështetur publikisht zhvillimin e koncertit, duke e cilësuar atë si një mundësi për promovimin e Shqipërisë dhe turizmit.
Eventi u shoqërua edhe me debate publike për shkak të financimit dhe reagimeve ndaj deklaratave të mëparshme kontroverse të Kanye West.