Ndarje mes Rozana Radit dhe partnerit? Detaji që po komentohet
64
Vetëm pak ditë më parë, Rozana Radi ka festuar ditëlindjen e saj. Nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për artisten, që prej shumë vitesh është ndër emrat më të spikatur të showbizz-it tonë. Edhe këtë vit, ajo ka zgjedhur një festë të vogël private, ku pranë kanë qenë vetëm njerëzit e afërt.
E gjithë vëmendja ka qenë për të parë këngëtaren në krah të partnerit të saj. Shpëtimit. Por mesa duket diçka ka ndodhur mes tyre dhe Shpëtimi jo vetëm ka munguar në këtë festë, por prej disa muajsh mungon edhe në llogarinë e Instagramit të Rozanës.
E duke qenë se gjithnjë artistja ka qenë shumë diskrete për këtë lidhje, fakti se tashmë partneri i saj nuk është më në listën e ndjekësve, na bën të mendojmë se dyshja po ndeshet me një krizë në lidhjen e tyre.
Dyshja, e cila është bashkë prej shumë vitesh, kanë preferuar që të mbajnë një profil të ulët në media për shumë kohë. Partneri i saj nuk preferon që të jetë person publik, ndaj edhe nuk e kemi parë në asnjë aktivitet ku Rozana ka marrë pjesë.
Megjithatë, disa sinjale për një krizë mes tyre i ka dhënë pikërisht largimin që Rozi i ka bërë atij nga rrjetet sociale. Shpesh herë ky hap interpretohet se diçka nuk po shkon si ç’duhet në një marrëdhënie. Vetë artistja ka preferuar që të jetë shumë diskrete për këtë lidhje, por herë pas here i ka zbuluar disa copëza nga kjo histori dashurie.
Çifti u fejua në vitin 2018 dhe prej kohësh bashkëjetojnë. Mes të dyve, Rozana tha se ishte ajo që mbante më shumë inat pas një debati. E pyetur se kë do të zgjidhte mes motrës dhe partnerit, Rozana tha:
“Janë dashuri të ndryshme. Për Andetën nëse do e humbisja tani, të shkoja tek dramat më të mëdha, do të doja që më mirë të humbja unë se sa Andeta. Kurse për Shpëtimin nëse do e humbja, do e vuaja, por askush nuk ka vdekur. Duhet që vajza të mbledhë forcat e të ecë përpara, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Kokën lart dhe krenare”. Ajo zbuloi edhe “interesin” që e mban lidhur me Shpëtimin. “Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpëtimi dhe unë jam copë shpirtërisht”,- tha Radi.
Këngëtarja Rozana Radi së fundmi ka ndarë disa detaje nga jeta personale në Big Brother Vip. E përlotur gjatë një bisede me Loredanën ajo u shpreh se ka më shumë se një muaj që nuk ishte takuar me partnerin e saj, pasi kishte marrë vendimin t’a linte të lirë atë, për të parë mundësi më të mira dhe pse jo për të njohur një vajzë tjetër, që një ditë ai të bëhej prind, të kishte një trashëgimtar./panorama
