Njerëzit e paguar e të shitur sulmojnë një fëmijë
50
Fermeri Tafë Çekaj, ka publikuar një raport të Policisë së Kosovës, në të cilin tregohet se si Kaona Sylejmani, vajza e deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ishte kapur nga Policia me substanca narkotike të llojit marihuanë.
Sipas dokumentit, vajza e Matoshit ishte kapur me marihuanë më 9 qershor të vitit 2025. Në atë kohë, ajo i ka pasur 25 vjet.
Adriana Matoshi ka reaguar pas kritikave publike lidhur me vajzën e saj, duke i cilësuar sulmet ndaj saj si të papranueshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Matoshi ka thënë se fëmijët mund të bëjnë gabime, por sipas saj, të rriturit nuk duhet t’i sulmojnë ata për gabimet e tyre.
“Fëmijët edhe mund të bëjnë gabime, sepse janë fëmijë. Por ju jeni të rritur, të shitur dhe të sëmurë që e sulmoni një fëmijë pse ka bërë një gabim për vete”, ka shkruar Matoshi./Arbresh.info