Shtatzënë për herë të dytë? Pranvera i përgjigjet direkt ndjekësit
20
Pranvera dhe Marjani janë një prej çifteve më të ndjekur dhe më të dashur në rrjetet sociale, të cilët ndajnë shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.
Ata janë prindër të një djali të quajtur Jan, dhe së fundmi Pranvera ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve lidhur me eksperiencën e tyre të parë me çerdhen e djalit.
Megjithatë, vëmendjen e mori një koment i ndryshëm nga një ndjekës, i cili shkroi: “Më duket që je shtatzënë”. Ky dyshim ka nxitur menjëherë reagimin e Pranverës, e cila njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe plot humor.
Ajo nuk ka ngurruar t’i përgjigjet këtij thashetheme me ironi, duke postuar një selfie nga makina me mbishkrimin:
“U çudita që s’u paraqit hala ndonjë gjinekologe e Instagramit, por ja ku jemi”.
Me këtë përgjigje, ajo ka hedhur poshtë aludimet për një shtatzëni të dytë.