Gimbo merr sërish Selinën në Istog, ndan momentin natën vonë
1
Një prej çifteve më të komentuar dhe më të dashur të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre në nivele mjaft serioze. Së fundmi, dyshja është parë sërish në Istog, në vendlindjen e Gimbo-s, duke ndarë momente të ngrohta përmes postimeve në rrjetet sociale.
Në imazhet e publikuara në Instastory nga Gimbo, shfaqet një ambient i qetë nate në Burimin e Istogut ku dallohet Selin, teksa mban veshur të njëjtën kapelë me gurë me të cilën u shfaq edhe në profilin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Selin viziton Istogun. Gimbo e ka prezantuar partneren e tij me vendlindjen edhe më herët, ku vlen të kujtohet vizita e tyre gjatë festës së Bajramit. Ish-banorja duket se është përshtatur mjaft mirë me qytetin e origjinës së partnerit, duke e kthyer këtë vend në një stacion të rregullt për momentet familjare.
Se marrëdhënia e tyre ka marrë drejtim mjaft serioz e dëshmojnë edhe zhvillimet e fundit rreth bashkëjetesës së tyre. Vetëm pak javë më parë, “Prive By Liberta Spahiu” raportoi ekskluzivisht se Selin dhe Gimbo kanë hedhur një hap të madh përpara duke filluar të ndajnë të njëjtën shtëpi në Tiranë.
Ky rikthim në Istog duket si një pushim i merituar mes impenjimeve të tyre të reja në kryeqytet.