Adriatik Kelmendi i quan këta dy aktorë “burra t’leshit”

August 5, 2026


Së fundi, në një emision televiziv ishte i ftuar përballë Virusit aktori Fatos Kryeziu, i cili ka folur, ndër të tjera, edhe për pozitën e gruas dhe të burrit në shtëpi. Ai ka thënë se burri duhet të jetë ai që dominon, pasi është “alfa”.

Kjo deklaratë ka nxitur diskutime, ndërsa rreth saj ka reaguar edhe gazetari i njohur Adriatik Kelmendi. Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kritikuar ashpër dy aktorët për deklaratat e tyre, shkruan “Kosovarja”.

“Burra t’leshit! E shikova një sekuencë 2:02 minuta të gjatë të një emisioni televiziv. Zor të ketë mundësi që për aq pak kohë dy persona të zgjedhin t’i poshtërojnë nënat e veta, gratë e veta, motrat, gjyshet, shoqet, koleget aq shumë. Burrat janë alfa, thanë. E kishin dëgjuar diku këtë alfa si shprehje. Edhe çka po e bënte këtë superioritet të burrave, sipas tyre? Paramendojeni! – hiç më pak se leshi.

 

Prita që këta burra të leshit në fund të qeshinin, se s’e kishin seriozisht dhe se ajo që u tha në fund të kuptohej si komedi satirike. Por jo. Mjerisht e kishin seriozisht. Biseda e tyre ishte tragjedi mazohiste.

Duke dashur ta poshtërojnë gjysmën e popullatës njerëzore, e poshtëruan veten.”




Source link