JLo mahnit në Venecia, shfaqet në një darkë të veçantë me Oskarin
1
Jennifer Lopez u pa duke shijuar një mbrëmje në shoqërinë e fëmijës së saj, Oskar Muniz, gjatë një qëndrimi në Venecia.
Ajo ishte e shoqëruar nga Oskar, 18 vjeç, në një darkë luksoze në restorantin e njohur Da Ivo në Venecia, Itali, të shtunën, transeton Indeksonline.
Vëllai binjak i Oskarit, Max, të cilin Lopez e ka nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Marc Anthony, nuk dukej të ishte i pranishëm.
Megjithatë, më herët gjatë kësaj jave, aktorja 57-vjeçare kaloi pushime familjare në Romë së bashku me të dy binjakët e saj, përpara se t’i përcjellë ata drejt kolegjit, duke hyrë kështu në një fazë të re të jetës si prind.
Për darkën, Lopez u shfaq elegante me një fustan magjepsës ngjyrë të verdhë me dekolte të theksuar.
Nga ana tjetër, Oskar kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë dhe casual, të përbërë nga një bluzë pa mëngë dhe xhinse të gjera.
