Ajsel Abazi nuk hesht më, godet Eros Grezdën me deklaratën e fortë
6
Modelja shqiptare Ajsel Abazi ka reaguar publikisht përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku ka folur për raportin me ish-partnerin e saj, futbollistin Eros Grezda, me të cilin ka një djalë. Çifti u bë prind për herë të parë në vitin 2023.
Në reagimin e saj, Ajsel thekson se nuk ka qenë kurrë person që zgjedh të ndajë historitë personale në rrjetet sociale, por këtë herë vendosi të flasë për hir të djalit të saj. Ajo shprehet se ky nuk është një postim për hakmarrje apo për të denigruar dikë, por një reflektim mbi përgjegjësinë që sjell prindërimi.
Modelja sqaron se nuk e shqetëson fakti që babai i djalit të saj ka vazhduar jetën dhe ka krijuar një lidhje të re. Sipas saj, çdo njeri ka të drejtë të kërkojë lumturinë, por ajo që e lëndon është kur krijimi i një jete të re bën që fëmija të mos jetë më prioritet.
Në fund të mesazhit, Ajsel nënvizon se shkrimi i saj nuk i drejtohet ish-partnerit si ish-bashkëshort, por si babai i djalit të tyre. “Ky nuk është një shkrim për një ish-partner, por për një djalë të vogël që meriton praninë e babait të tij”, shkruan ajo.