Shtatzënë, me trup më të bukur se Ana Ejupi nuk keni parë…
1
Ana Ejupi, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo po e shijon këtë periudhë të veçantë të jetës, ndërsa vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale.
Në fotografitë që ka publikuar së fundmi, Ana shfaqet shtatzënë, duke ruajtur linjat e saj trupore që bien në sy.
Paraqitja e saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për elegancën dhe kujdesin ndaj vetes, shkruan “Kosovarja”.
Ana vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria me publikun, ndërsa është në pritje të një kapitulli të ri në jetën e saj si nënë për herë të parë.
