Reagimi i këngëtarit të famshëm ndaj humbjes së Anglisë në Kupën e Botës u bë hit
3
Humbja e Anglisë në Kupën e Botës të mërkurën në mbrëmje solli edhe një pasojë të papritur, një meme të ri në internet.
Mick Jagger ishte në rolin kryesor, reagimi i zhgënjyer, i të cilit pas eliminimit të Anglisë nga turneu u bë shpejt viral në mediat sociale, transmeton Indeksonline.
Vokalisti i Rolling Stones ishte midis tifozëve të famshëm që ndoqën ndeshjen gjysmëfinale kundër Argjentinës nga tribunat e stadiumit të Atlantës, ku kishin ardhur për të mbështetur ekipin kombëtar anglez.
Para ndeshjes, kamerat e kapën atë duke kënduar “Sweet Caroline”, një këngë që është bërë pjesë e domosdoshme e atmosferës në ndeshjet e Anglisë vitet e fundit.
Mick Jagger singing in the stands. Football is coming home. pic.twitter.com/RNp76JgMTD
— CR8 (@CR8charts) July 15, 2026
Por, ndërsa u bë e qartë se Anglia po humbiste dhe nuk do të arrinte në finale, humori i Jaggerit ndryshoi dukshëm.
Drejt fundit të ndeshjes, ai u kap në kamera duke tundur kokën nga zhgënjimi dhe ai moment i shkurtër u bë menjëherë objekt shakash dhe postimesh të shumta në mediat sociale.
“Ajo video e Mick Jagger, duke tundur kokën duhet të bëhet meme”, shkroi dikush.
Mick Jagger singing in the stands. Football is coming home. pic.twitter.com/RNp76JgMTD
— CR8 (@CR8charts) July 15, 2026