Babai i Brikenës feston datëlindjen, Mateo nuk ‘kursen’ urimin për vjehrrin
25
Brikena Selmani shfrytëzoi rastin në “Top Arena” për t’i bërë një urim publik babait të saj, i cili feston ditëlindjen.
Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” u surprizua fillimisht nga moderatori Edi Manushi, i cili i kujtoi festën e veçantë.
“Urime për ditëlindjen e babait tënd”, iu drejtua Manushi.
E prekur, Brikena i dërgoi një mesazh të ngrohtë të atit.
“Faleminderit shumë. Desha me ia uruar ditëlindjen. Babi, shumë urime për ty, të dua shumë”, tha ajo.
Më pas, Manushi i dha fjalën edhe Mateo Borrit, i cili nuk kurseu fjalët e mira për vjehrrin e ardhshëm.
“Naim, u bëfsh edhe 100 vjeç. Ke vajzën më të mirë në botë. Të përshëndes, shumë respekt për ty dhe për vajzën tënde që e ke si drita. Për gjithë edukatën dhe mirësinë që i ke dhënë”, u shpreh Borri.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, babai i saj realizoi një telefonatë surprizë, ku u shpreh krenar për rrugëtimin e së bijës dhe përshëndeti gjithashtu edhe Mateon, duke treguar mbështetjen e tij për çiftin.