Xheneta Fetahu ndan pamje nga pushimet, duket në super formë
25
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar disa fotografi nga pushimet në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke shijuar ditët e verës.
E veshur me një paraqitje verore, Xheneta është komplimentuar nga ndjekësit për dukjen e saj dhe format fizike, ndërsa postimi ka marrë reagime të shumta në pak kohë.
Fotografitë e saj nuk kanë kaluar pa u komentuar, duke e kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

