Nepsi i shtatzënisë e zgjon në mesnatë, Xhuli zbulon ushqimin pa të cilin nuk po bën dot

July 14, 2026


Xhuli po shijon çdo moment të shtatzënisë së saj dhe nuk heziton të ndajë me ndjekësit edhe momentet më spontane nga përditshmëria. Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka treguar një nga nepset që e shoqëron çdo mbrëmje.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, e veshur me robdishamber dhe nga kuzhina e saj, Xhuli zbuloi se është fiksuar pas trangujve turshi. Me humor, ajo u shpreh: “Problemi jem çdo mbrëmje që po e ha, definitivisht u kënaqa.”

Ajo tregoi se këtë kavanoz me turshi e kishte provuar fillimisht te një shoqe, ndërsa nëna e saj ia kishte përgatitur dhe dhuruar enkas për t’ia plotësuar nepsin e shtatzënisë.




Source link