Oriola Marashi “ndez” rrjetin me pozat provokuese nga pushimet
2
Modelja shqiptare Oriola Marashi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pas publikimit të një seti të ri fotografish nga pushimet.
E veshur me bikini të bardha, Oriola ka pozuar mbi një jaht, me detin dhe shkëmbinjtë piktoreskë në sfond.
Fotografitë e realizuara nën rrezet e diellit kanë vënë në pah fizikun e modeles dhe kanë ngjallur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.
Brenda pak orësh, postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente, duke dëshmuar edhe një herë interesimin e madh që Oriola Marashi vazhdon të zgjojë me paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
