“Nuk kam fuqi ta publikoj”
1
Selvija ka prekur ndjekësit me një publikim të bërë në InstaStory, ku ka ndarë një pjesë të shkurtër nga një këngë e papublikuar e Shpatit të ndjerë.
Përveç fragmentit të këngës, ajo ka shkruar vetëm një fjali, e cila përcolli shumë emocion: “Kënga që nuk kam fuqi ta publikoj”, shkruan Indeksonline.
Edhe pse nuk ka dhënë detaje të tjera rreth projektit, fjalët e saj lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një këngë me vlerë të veçantë emocionale, publikimi i së cilës mbetet ende shumë i vështirë për të.
Shpati vazhdon të kujtohet me dashuri nga publiku dhe muzika e tij mbetet pjesë e zemrave të shumë adhuruesve.
Ndërkohë, postimi i Selvisë ka rikthyer kujtimet për artistin, duke zgjuar interes për këngën që, të paktën për momentin, ajo nuk ndihet e gatshme ta publikojë.