Ardhja në Tiranë e Kanye West, Enca befason me postimin
1
Mbërritja e reperit Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale akoma më shumë nga postimi i fundit i Encës.
Këngëtarja nxiti kuriozitet të madh me fotot mjaft intime ku ‘shfaqej’ me artistin amerikan, të shoqëruar me shkrimin:
“Rrini në shtëpi sonte se Kanye është i zënë”.
Por, ndërsa të gjithë filluan të aludonin se fotot ishin të krijuara me Inteligjencë Artificiale (AI) për të marrë vëmendje, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Enca nuk ka përdorur asnjë program montazhi, por thjesht ka rikthyer në vëmendje një kujtim mjaft të bukur.
Imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit janë shkrepur vite më parë në Londër, pikërisht në muzeun e famshëm botëror ‘Madame Tussauds’.
“Kanye West” që Enca po përqafon dhe thuajse po puth në foto, nuk është gjë tjetër veçse statuja e tij prej dylli, e cila njihet për realizmin e saj të jashtëzakonshëm që mashtron lehtësisht syrin e kujtdo.
Me këtë lëvizje mjaft inteligjente dhe me pak humor, Enca ka arritur të “gënjejë” me sukses të gjithë ndjekësit, duke shfrytëzuar ethet e koncertit të tij sonte në kryeqytet për të krijuar lajmin e ditës.
