THE CROWN TIRANA MË 17 KORRIK NË PRISHTINË, I FTUAR SPECIAL NË FESTIVALIN E GASTRONOMISË
3
Më 17 korrik, restoranti The Crown Tirana do të jetë i ftuari special në Festivalin e Gastronomisë që zhvillohet në Prishtinë, duke sjellë për publikun kosovar një nga konceptet më të veçanta të gastronomisë shqiptare bashkëkohore.
The Crown është sot një nga emrat më të suksesshëm të gastronomisë së lartë në Shqipëri. Restoranti fine dining pret çdo ditë mysafirë vendas dhe të huaj që vlerësojnë kuzhinën e nivelit të lartë, mes tyre personalitete të artit, sportit, politikës, diplomacisë, si dhe food bloggerë e kritikë gastronomikë nga e gjithë bota.
Në vitin e tij të pestë të aktivitetit, The Crown ka shënuar një sërë suksesesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Restoranti është përmendur në media prestigjioze të gastronomisë, përfshirë Gambero Rosso, si edhe ka marrë pjesë në evente të rëndësishme të kulinarisë botërore, si The Best Chef Awards. Këto arritje e kanë shndërruar The Crown në një ambasador dinjitoz të gastronomisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Një nga risitë më të fundit të restorantit është koncepti Albanian Fine Dining, i krijuar nga Executive Chef Albi Subashi. Çdo të mërkurë, restoranti prezanton një menu degustimi që rikthen në vëmendje rrënjët e kuzhinës shqiptare, të interpretuara me teknika moderne dhe të servirura me standardet më të larta të fine dining.
Ky koncept synon të promovojë pasurinë gastronomike të të gjitha trevave shqiptare, duke respektuar produktin vendas, traditën dhe identitetin kulinar. Përveç kreativitetit, shijes dhe prezantimit, menuja është menduar të ofrohet edhe me një çmim të përballueshëm, në mënyrë që gastronomia e nivelit të lartë të jetë e aksesueshme për një publik sa më të gjerë.
“Respektojmë tokën, prodhimin dhe trevat shqiptare,” është filozofia mbi të cilën është ndërtuar ky projekt gastronomik.
Në ditën kulmore të Festivalit të Gastronomisë në Prishtinë, më 17 korrik, ku në mbrëmje do të performojë edhe këngëtari Sinan Vllasaliu, pjesa gastronomike do t’i besohet pikërisht The Crown Tirana. Për këtë rast, Chef Albi Subashi ka përzgjedhur të prezantojë konceptin Albanian Fine Dining, duke i ofruar publikut një udhëtim në historinë dhe identitetin e kuzhinës shqiptare, të interpretuar në mënyrë moderne.
Kosova ka qenë gjithmonë një nga tregjet më të rëndësishme për The Crown, me mijëra vizitorë që kanë zgjedhur restorantin gjatë vizitave të tyre në Tiranë. Tashmë është radha e Prishtinës të mirëpresë restorantin që konsiderohet ndër referencat kryesore të fine dining në Shqipëri, një brand që është dalluar për stilin, konsistencën dhe standardin e lartë që ka ndërtuar ndër vite.
