Vdes aktori i famshëm i “Indiana Jones”

June 30, 2026


Michael Byrne, i famshëm për rolet e tij në seritë e filmave ‘Indiana Jones’ dhe ‘Harry Potter’, ka ndërruar jetë.

Aktori vdiq më 20 qershor, sipas raportimeve të shumta. Shkaku i vdekjes është i paqartë.

Michael luajti rolin e General Vogel në filmin “Indiana Jones dhe Kryqëzata e Fundit”.

Ai pati gjithashtu role në “Braveheart”, “Harry Potter dhe Deathly Hollows: Part 1”, “Gangs of New York” dhe “Tomorrow Never Dies”.

Michael ishte i njohur për sytë e tij blu dhe rolet e tij kryesisht armiqësore në filma, gjatë një karriere të gjatë në Hollywood.

Rolet e fundit të aktorit të lindur në Londër përfshinin disa seriale televizive, si “Bodies” dhe “Files Phoebus”.

Ai ishte 82 vjeç.




Source link