Shkurte Fejza në një vallëzim të paharruar me të birin
16
Këngëtarja Shkurte Fejza ka martuar vajzën e saj, Agnesën, në një ceremoni ku nuk munguan momentet e veçanta familjare.
Artistja ka përjetuar emocione të shumta gjatë dasmës, duke ndarë me të afërmit dhe mysafirët çaste të rëndësishme.
Një ndër momentet më të bukura të mbrëmjes ishte vallëzimi i saj me të birin, Arberin. Ky çast i veçantë është publikuar edhe nga vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram, shkruan “Kosovarja”.
Pamjet e shpërndara tregojnë atmosferën festive dhe raportin e ngushtë familjar që Shkurte Fejza gëzon me fëmijët e saj, duke e bërë këtë moment një kujtim të paharruar për familjen.