Në krahët e së ëmës, vajza e Mimoza Ahmetit ndan foton e papublikuar më parë!

June 2, 2026


Vajza e poetes Mimoza Ahmeti, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një fotografi të rrallë familjare, e cila duket se nuk ishte publikuar më parë.

Në imazhin bardhezi, të realizuar në vitin 1990, Mimoza Ahmeti shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e saj, Lukën. Fotoja përcjell një moment intim dhe familjar, karakteristik për fotografitë e asaj periudhe.

Përveç fotografisë, Luka Ahmeti ka publikuar në një tjetër Instastory edhe një nga poezitë më të njohura të së ëmës, me titull “Është çudi kur je femër”, duke e ndarë atë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Poetja është aktualisht pjesë e reality show-t “Ferma VIP 3”, ku u bë pjesë më 27 mars. Gjatë qëndrimit në program, ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe qëndrimet e saj të hapura ndaj konkurrentëve të tjerë.

Ahmeti është zgjedhur disa herë kryefermere, si rezultat i votave të publikut. Ndërkohë, me afrimin e finales së madhe të spektaklit, e cila është parashikuar të mbahet më 15 qershor, mbështetësit e saj vazhdojnë të publikojnë mesazhe dhe dedikime në rrjetet sociale.




Source link