Pas afrimitetit të Indrit me banoren e re, vjen reagimi që askush s’e priste nga Vanesa – ekskluzivet
Raporti i krijuar mes Vanesa dhe Indri po kalon ditë të vështira pas zhvillimeve të fundit brenda Ferma VIP.
Hyrja e banores së re Klevisa dhe zbulimi se ajo dhe Indri njihen prej kohësh nga Italia ka sjellë një afrimitet të menjëhershëm mes tyre, duke ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pas gjithë komenteve dhe aludimeve, të gjithë prisnin të shihnin reagimin e Vanesës.
Ish-banorja ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrën e saj, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet duke kërcyer, e buzëqeshur dhe në humor të mirë.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë mesazhi që ajo ka vendosur mbi video:
“Grace over noise. Always” (Eleganca mbi zhurmën. Gjithmonë).
Ky detaj është interpretuar nga shumë ndjekës si një përgjigje indirekte ndaj situatës së krijuar mes Indrit dhe Klevisës, duke treguar se Vanesa ka zgjedhur të mos përfshihet në polemika.
Postimi është shpërndarë gjerësisht dhe ka marrë qindra reagime, me shumë fansa që kanë vlerësuar qetësinë dhe mënyrën elegante me të cilën ajo po përballet me situatën.

