Rikthehet Adioni në Ferma VIP? Ja çfarë pritet të ndodhë sonte – ekskluzivet
Dyshimet për një rikthim të Adioni në Ferma VIP janë shtuar ndjeshëm orët e fundit në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi pas një bisede që po qarkullon online, ku Ermal Mamaqi gjatë një telefonate me Ervin Kapaj lë të kuptohet se Adioni mund të rikthehet sërish në shtëpi.
Në bisedë, Ermali dëgjohet duke thënë se “sonte mund të rikthehet Adioni”, deklaratë që ka ndezur menjëherë reagime dhe aludime nga fansat e formatit.
Pas këtij momenti, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe teori mbi një rikthim të mundshëm të ish-banorit, i cili u eliminua pak kohë më parë.
Mbetet për t’u parë gjatë Prime-t të mbrëmjes nëse ky paralajmërim do të bëhet realitet dhe nëse Adioni do të futet sërish në fermë për të trazuar dinamikat mes banorëve.