Ndahen Mateo dhe Brikena? Ja çfarë u zbulua sot në lidhje me çiftin (FOTO) – ekskluzivet

May 14, 2026


Një mesazh anonim që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ka ngritur dyshime të forta për një krizë apo ndarje të mundshme mes Brikena dhe Mateo.

Sipas pretendimit që po bën xhiron e rrjetit, çifti thuhet se i ka dhënë fund marrëdhënies, por ende nuk ka zgjedhur ta bëjë publike.

Në mesazhin anonim shkruhet:

“E di ti që janë ndarë Brikena dhe Mateo… nuk po e bëjnë publike ndarjen e tyre. Kaq di të them…”

Personi që ka dërguar informacionin pretendon gjithashtu se prej ditësh nuk e ka parë më Brikenën në ambientin ku zakonisht qëndronte me Mateon.

Menjëherë pas publikimit të këtij mesazhi, rrjetet sociale janë mbushur me aludime dhe komente mbi statusin aktual të çiftit.

Megjithatë, deri në këto momente, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar këto pretendime.

Në mungesë të një deklarate zyrtare nga vetë dyshja, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve që po qarkullojnë online.



Source link