Plas në Ferma VIP – familjarët e Bujakës dalin me reagim të fortë ndaj produksionit (FOTO) – ekskluzivet

May 13, 2026


Pas tensioneve të forta që shpërthyen gjatë sfidës në Prime-in e Ferma VIP, ku DJ Bujaka u akuzua për sjellje agresive ndaj disa banorëve, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, familja e Bujakës ka kërkuar transparencë të plotë nga produksioni, duke insistuar që publiku të shohë të gjithë dinamikën reale të sfidës.

Në reagim thuhet se nga pamjet kuptohet qartë se si është zhvilluar loja dhe kush ka penguar vazhdimin normal të saj.

Ata theksojnë se incidentet kanë ndodhur në tensionin e sfidës dhe se nuk ka pasur asnjë qëllim për të dëmtuar askënd.

“Besojmë dhe shpresojmë që produksioni të transmetojë pamjet e plota, të sakta dhe pa interpretime të njëanshme,” – shkruhet ndër të tjera në reagim.

Familjarët shtojnë gjithashtu se edhe vetë Bujaka ka mbetur i lënduar gjatë lojës, por nuk ka zgjedhur të viktimizohet apo të fryjë situatën.

Postimi ka ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku publiku vazhdon të jetë i ndarë mbi atë që ndodhi realisht gjatë sfidës.



Source link