“Na zhgënjeve” – fansat kthehen papritur kundër Mozës pas veprimit që ajo bëri, ja çfarë ndodhi – ekskluzivet
Një deklaratë e fundit e Mimoza Ahmeti në Ferma VIP ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe duket se ka revoltuar një pjesë të madhe të mbështetësve të saj.
Pas sfidës së debatueshme ku fitues u shpall DJ Bujaka, Moza i është drejtuar atij duke i thënë se është “gabim” dhe se duhet ta falë sfidën, duke mos e pranuar fitoren.
Ky qëndrim i saj nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Bujakës, por edhe nga disa ndjekës që deri më tani e kanë mbështetur vetë Mozën.
Menjëherë pas transmetimit të momentit, rrjetet sociale janë mbushur me komente kundër saj.
“Moza këtu je gabim”, “Na zhgënjeve”, “Mos u kthe kundër shokut tënd”, “Bujaka e fitoi me meritë” – janë vetëm disa nga komentet që po qarkullojnë online.
Shumë ndjekës kanë kritikuar faktin që Moza po mban anën e Sarës dhe Ilirit, ndërkohë që gjatë gjithë rrugëtimit të saj në fermë ka qenë shumë e afërt me Bujakën.
Situata ka ndezur debat të madh në rrjet, ndërsa publiku duket më i ndarë se kurrë për aleancat dhe raportet brenda fermës.

