Moza merr surprizën e papritur nga Parashqevi Simaku – reagimi i saj s’duhet humbur (VIDEO) – ekskluzivet
Një moment shumë emocional ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Ferma VIP, duke surprizuar jo vetëm banorët, por edhe publikun që po ndjek formatin.
Teksa fermerët ndodheshin jashtë në oborr, zhurma e një droni ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tyre.
Pak sekonda më vonë u kuptua se mesazhi surprizë ishte dedikuar për Mimoza Ahmeti.
Por ajo që habiti më shumë ishte identiteti i personave që kishin dërguar dronin: Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku.
Sapo e kuptoi nga kush vinte surpriza, Moza u emocionua menjëherë dhe reagoi me fjalë shumë të ngrohta.
“Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun,” – u shpreh ajo.
Pamjet e momentit po bëjnë xhiron e rrjetit dhe janë kthyer menjëherë në një nga skenat më të komentuara të ditës në Ferma VIP.