Moza dhe Iliri puthen në buzë – ja çfarë ndodhi (VIDEO) – ekskluzivet
Një moment sa komik aq edhe i papritur ka ndodhur së fundmi në Ferma VIP, duke shkaktuar të qeshura të mëdha mes banorëve.
Protagonistë të skenës ishin Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri.
Gjithçka nisi gjatë një loje spontane, ku Iliri po përpiqej me mimika dhe lëvizje ta bënte Mozën të qeshte.
Teksa ai i afrohej shumë pranë fytyrës, Moza e ndali papritur dhe i tha:
“A të bëj një gjë të frikshme?”
Menjëherë pas kësaj, ajo i kap fytyrën me duar dhe e puth në buzë, duke e lënë balerinin totalisht të shtangur për disa sekonda.
Pas surprizës, Iliri shpërtheu në të qeshura, ndërsa banorët e tjerë që po ndiqnin skenën nga divani reaguan me humor dhe brohorima.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit dhe janë kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit në fermë.