“Më ka ofenduar rëndë, por…” Moza reagon pas ofendimit të Zhakut “kuçkë” (VIDEO) – ekskluzivet
Tensionet në Ferma VIP duket se nuk kanë të ndalur, këtë herë mes Mimoza Ahmeti dhe Zhaku.
Pas momentit ku Zhaku iu drejtua Mozës me fjalën “kuçk”, banorja ka reaguar e revoltuar, duke deklaruar se është ndjerë e ofenduar rëndë nga sjellja e tij.
Sipas saj, Zhaku sillet sikur ka hyrë në fermë për të, por gjatë gjithë kohës i ka bërë provokime.
“Ajo më ka ofenduar rëndë… Zhaku hiqet sikur ka ardhur për mua, por më ka bërë vetëm provokime,” – u shpreh Moza.
Ajo kujtoi edhe përplasjen në Prime, duke thënë se është sharë publikisht dhe se nuk dëshiron më të përfshihet në konflikte me të.
“Nuk dua më konflikte sepse njeh edhe ushin tim dhe po i jep gojës pastaj,” – deklaroi ajo.
Debati mes tyre ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë raportin gjithnjë e më të tensionuar mes dy banorëve.