Plas rrjeti/ Romeo Veshaj në lidhje me biznesmenen e njohur 50-vjeçare (FOTO) – ekskluzivet

May 10, 2026


Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj duket se po ndërtojnë rrugë të reja larg televizionit dhe showbiz-it.

Sipas raportimeve të fundit, dy vëllezërit kanë nisur projekte të ndryshme biznesi, duke zgjeruar aktivitetin e tyre përtej ekranit.

Nga njëra anë, Donaldi po përflitet për investime në sektorin e ndërtimit. Thuhet se ai ka themeluar kompaninë “DGC sh.p.k.” dhe është përfshirë në një projekt për një kullë 33-katëshe në Vlorë.

Ndërkohë, Romeo Veshaj po komentohet për afrimitetin me biznesmenen Silvana Kulla, e cila sipas raportimeve të “Pamfleti” dyshohet se ka mbështetur financiarisht projektet e tij mediatike.

Në artikull përmenden edhe kompani si “Simac Group” dhe “Eurocol” si sponsorizuese të nismave të Romeos.

Këto raportime kanë ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po komentojnë mënyrën se si dy vëllezërit po ndërtojnë “perandoritë” e tyre financiare në fusha krejt të ndryshme.

Deri tani, as Romeo dhe as Donaldi nuk kanë reaguar publikisht mbi këto aludime.



Source link