Ola bën reagimin e papritur pas eliminimit nga Ferma VIP – ekskluzivet

May 8, 2026


Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë vetëm pak minuta pasi i dha fund rrugëtimit të saj në Ferma VIP.

Eliminimi i saj erdhi pas televotimit të hapur nga produksioni, ku publiku vendosi nëse ajo duhej të vazhdonte apo jo qëndrimin në fermë.

Ky televotim u hap pas incidentit të bujshëm ku Ola përdori fjalor të papërshtatshëm ndaj Arbana Osmani.

Në një video-mesazh të shkurtër pas daljes, ajo u shfaq e penduar dhe reflektuese për mënyrën si përfundoi eksperienca e saj.

“Eksperienca në Fermë ishte e bukur në fillim, por fundi nuk ishte ai që doja… ishte ai që e meritova,” – u shpreh ajo.

Më tej, Ola falënderoi publikun që “e pa gabimin dhe e gjykoi”, duke lënë të kuptohet se e pranon vendimin e marrë ndaj saj.

Reagimi i saj ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, ku ndjekësit po komentojnë pendesën dhe mënyrën se si ajo zgjodhi të largohej nga formati.



Source link