Ndodh e papritura! Top Channel bën veprimin e papritur ndaj Ferma VIP (FOTO) – ekskluzivet
Mbrëmja e sotme pritet të sjellë një përballje të fortë televizive mes Ferma VIP dhe Goca dhe Gra.
Teksa publiku pret me interes Prime-in e shumëpërfolur të Ferma VIP, pas gjithë tensioneve dhe skandaleve të javës, Top Channel ka bërë një lëvizje që po komentohet shumë në rrjet.
Në të njëjtin orar me nisjen e spektaklit rival, është paralajmëruar intervista e Brikena Selmani në “Goca dhe Gra”.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania do të rrëfejë emocionet dhe eksperiencën e saj pas 113 ditësh izolim në shtëpinë më të famshme.
Kjo lëvizje është interpretuar nga ndjekësit si një përpjekje për të “ndarë” audiencën dhe për të rivalizuar direkt me Ferma VIP në një nga netët më të nxehta televizive.
Publiku tashmë duket i ndarë: drama dhe vendimet e forta në fermë apo rrëfimi ekskluziv i Brikenës në Top Channel?
