Çfarë ndodhi në Ferma VIP? Banorët vrapojnë të shokuar pas britmës së Gresës (VIDEO) – ekskluzivet
Një moment gazmor dhe plot panik është regjistruar së fundmi në Ferma VIP, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura mes banorëve dhe publikut.
Gjithçka nisi kur Gresa shpërtheu papritur në britma, duke alarmuar menjëherë gjithë fermerët.
Të trembur nga reagimi i saj, banorët u ngritën me vrap dhe shkuan drejt saj, duke menduar se kishte ndodhur diçka serioze brenda shtëpisë.
Por në fund, gjithçka rezultoi false alarm.
Shkaku i gjithë panikut ishte thjesht një insekt, të cilin Gresa e kishte parë pranë vetes dhe ishte trembur.
Momenti ka shkaktuar të qeshura të mëdha në fermë, ndërsa videoja po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë reagimin epik të banorëve.