Paradës së Krenarisë i bashkohet edhe Adelina Ismaili me koncert special

May 7, 2026


Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili do të mbajë koncert më 5 qershor në hapësirën para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të Paradës së Krenarisë.

Koncerti do të nisë në orën 12:45 dhe organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja do të jetë falas dhe e hapur për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mediat.

Sipas organizatorëve, pas Paradës së Krenarisë, publiku do të bashkohet në një atmosferë feste, solidariteti dhe lirie nën performancën e artistes, e cila konsiderohet një nga figurat më ikonike të muzikës shqiptare.

Me karrierën e saj shumëvjeçare dhe praninë e fuqishme skenike, Adelina Ismaili pritet ta kthejë qendrën e Prishtinës në një festë të madhe muzikore dhe simbolike për komunitetin dhe mbështetësit e tij./KultPlus.com






Source link