E papritur/ Produksioni del me njoftim urgjent për Olën dhe Ferma VIP (VIDEO) – ekskluzivet

May 7, 2026


Pas një jave plot tensione, debate dhe zhvillime të forta në Ferma VIP, produksioni ka publikuar promon e Prime-t të radhës, duke paralajmëruar një mbrëmje vendimtare për banorët.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, përmenden ngjarjet e fundit që kanë tronditur fermën, përfshirë eliminimin e Adion Puka dhe incidentet që kanë ndezur debat të madh online.

Në qendër të vëmendjes mbetet Fabjola Elezaj, e cila pas situatës së krijuar në spektaklin e kaluar do të përballet me pasojat e veprimeve të saj.

Sipas promos, Agai ka marrë një masë disiplinore ndaj saj, ndërsa qëndrimi i Olës në lojë duket më i rrezikuar se kurrë.

“Fati i saj tashmë është në duart e publikut,” – thuhet në promovimin e spektaklit.

Mbetet për t’u parë nëse televotimi do të vendosë eliminimin e saj apo një tjetër shans për të vazhduar rrugëtimin në fermë.

Prime-i i shumëpritur do të transmetohet në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus dhe në YouTube.



Source link