E papritur! Familja e Olës në studio – zbulohet çfarë do ndodhë në Prime gjatë përballjes me Arbanën – ekskluzivet

May 7, 2026


Ngjarjet e fundit në Ferma VIP pritet të marrin vëmendjen kryesore në Prime-n e së premtes.

Pas incidentit ku Fabjola Elezaj përdori fjalor ofendues ndaj Arbana Osmani, situata e saj në lojë mbetet ende e paqartë.

Në rrjet dhe media online po qarkullojnë informacione se familjarët e Olës mund të jenë të pranishëm në studio gjatë transmetimit të radhës.

Sipas raportimeve, ata mund të kërkojnë falje publike në emër të saj dhe të sqarojnë situatën e krijuar pas Prime-t të fundit.

Ndërkohë, mbrëmja e së premtes pritet të jetë vendimtare edhe për fatin e Olës në garë.

Gjatë spektaklit do të zbulohet rezultati i televotimit penalizues, i cili do të përcaktojë nëse publiku do ta mbajë atë në shtëpi apo do të vendosë eliminimin e saj nga formati.

Situata ka ndezur rrjetet sociale dhe pritet me shumë interes nga ndjekësit e spektaklit.



Source link