Dalin pamjet që Arbana nuk e lejoi Mozën t’i tregonte në Prime (VIDEO) – ekskluzivet

May 7, 2026


Një moment i paqartë nga Prime-i i fundit i Ferma VIP po merr tani një tjetër kuptim, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.

Gjatë transmetimit live, Mimoza Ahmeti kërkoi fjalën për të rikthyer në vëmendje një situatë të ndodhur në shtëpi, por Arbana Osmani e ndërpreu menjëherë, duke mos e lejuar të vazhdonte.

Në atë moment nuk u kuptua se për çfarë bëhej fjalë.

Por së fundmi, në rrjet ka qarkulluar një video ku shihet Fabjola Elezaj pranë shtratit ku ndodheshin Moza dhe Bujaka, ndërsa po i bënte masazh këmbëve këtij të fundit.

Gjatë këtij momenti, Ola i drejtohet Mozës me fjalët:
“E njeh dhe ti Magdalenën ë?”

Kjo deklaratë është interpretuar nga ndjekësit si një krahasim ironik dhe provokues me figurën biblike të Maria Magdalenës, e njohur për larjen e këmbëve të Jezusit.

Pamjet kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, ndërsa shumë ndjekës po diskutojnë nëse ky ishte momenti që Moza tentoi të tregonte gjatë Prime-t dhe pse u ndalua nga moderatorja.



Source link