Ola bën veprimin e çuditshëm para kamerave në mes të skandalit (VIDEO)

May 6, 2026


Vëmendja në Ferma VIP vazhdon të jetë e përqendruar te Fabjola Elezaj, pas incidentit të bujshëm me Arbana Osmani.

Teksa ndodhet në një televotim penalizues dhe pret vendimin e publikut, një tjetër moment i saj brenda shtëpisë ka ndezur rrjetin.

Në një video të publikuar së fundmi, Ola shihet duke parë drejt kamerës, ndërsa vendos kapuçin e xhupit dhe nis të bëjë mimika dhe shprehje të çuditshme në fytyrë.

Pamjet janë shoqëruar me buzëqeshje dhe shikime që shumë ndjekës i kanë interpretuar si sfiduese.

Ky moment ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut mendon se ajo po tregohet ironike dhe moskokëçarëse në një nga momentet më kritike të saj në lojë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo sjellje do të ndikojë në votën e publikut dhe fatin e saj në spektaklin e ardhshëm.



Source link