“Nuk do jetë…!” Eduart Grishaj shpërthen pas fjalëve të Olës ndaj Arbanës (Foto) – ekskluzivet
Regjisori i programit “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj, ka sqaruar përmes një komunikimi publik pozicionin e tij mbi ngjarjen e fundit që përfshiu banoren Fabjola Elezaj dhe moderatoren Arbana Osmani
Përmes një deklarate në platformat digjitale, ai ka hedhur poshtë aludimet për lidhje familjare me pjesëmarrësen, duke sqaruar procesin e përzgjedhjes së saj në garë.
Grishaj argumentoi se reagimi i konkurrentes gjatë transmetimit buron nga presioni emocional dhe vlerësoi qasjen e drejtueses së programit në menaxhimin e situatës.
Lidhur me këtë çështje, ai u shpreh:
“Asnjë kushëri apo kushërirë e imja nuk ka qenë, as nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë reality show ku unë jam i përfshirë si pjesë e produksionit. Fabiolën e kam propozuar unë për Ferma VIP 3, sepse kam vlerësuar energjinë dhe potencialin e saj si vajzë e re që vjen nga Malësia e Madhe. Nuk jam penduar për këtë zgjedhje, unë do të vazhdoj të mbështes të rinj nga Veriu dhe nga çdo krahinë tjetër e Shqipërisë sa herë të kem mundësi, siç e kam bërë më parë në Big Brother dhe tani te Ferma dhe në projektet e mia personale si filmat apo programet e tjera. E duke u rikthyer te rasti i Fabiolës, njerëzit mund të gabojnë, sidomos nën presion emocional dhe në transmetim live. Nga një moment apo një gabim nuk mund të gjykohet e gjithë jeta e një vajze 23 vjeçare, familja apo vendi nga ajo vjen.
Përsa i përket reagimit të prezantueses në studio, Arbana ajo është, njerëzore me çdo njeri në çdo situatë dhe mendoj që ai reagim ka ndryshuar qasjen e prezantimit dhe të gazetarisë në vendin tonë dhe kjo duhet t’u shërbejë si shkollë edhe brezave të rinj që duan ta vazhdojnë këtë zanat.
Faleminderit të gjithëve që na ndiqni dhe na mbështesni. Ne do vazhdojmë të japim maksimumin tonë, me të mirat dhe gabimet tona.”
