Për hajër ribashkimi? Leo dhe Lela shtojnë dyshimet këtë të diel

May 3, 2026


A janë përsëri bashkë Lela dhe Leo? Kjo është pyetja që po i bën kuriozë ndjekësit e tyre që nga muaji shkurt, kur dyshja u përfol për një takim në Gjermani për Shën Valentin.

Tani, një tjetër detaj po qarkullon në rrjet, duke rikthyer dyshimet për një ribashkim të mundshëm pas ndarjes së tyre vitin e kaluar.

Dyshja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 3” ka publikuar pothuajse sot në të njëjtën kohë pamje nga i njëjti destinacion romantik: Venecia.

Fotot e postuara në Instastory-t e tyre tregojnë kanalet dhe arkitekturën e qytetit, duke i bërë fansat të mendojnë se kjo nuk është thjesht një rastësi.

Por, përtej këtyre pamjeve që sugjerojnë një arratisje të përbashkët, ekziston një detaj që tregon se gjërat nuk janë ende krejtësisht të hapura. Pavarësisht lëvizjeve të fundit, Lela dhe Leonardo ende nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Ky detaj rrit edhe më shumë pikëpyetjet e publikut. A po i marrin gjërat me ngadalë pas të kaluarës së tyre, apo po përpiqen ta mbajnë raportin larg vëmendjes dhe komenteve në rrjetet sociale?

Derisa të kemi një konfirmim apo një foto të përbashkët nga ana e tyre, ky udhëtim mbetet thjesht një zhvillim shumë interesant në historinë e tyre. /Prive






Source link