“O Zot, çfarë bëra…” publikohet momenti tragjik ku shoferi u mori jetën dy fëmijëve (pamje të rënda) – Welcome
Pamje të forta janë publikuar nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku një automjet përplasi tre fëmijë të mitur, duke shkaktuar një bilanc të rëndë.
Sipas videos së siguruar nga kamerat e sigurisë, makina shihet teksa lëviz me shpejtësi të lartë dhe përplas fëmijët që ndodheshin pranë rrugës.
Në pamje, njëri prej të miturve goditet fatalisht në vend, ndërsa automjeti kalon mbi trupin e tij, duke krijuar një skenë tronditëse.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit del nga makina në gjendje paniku, duke bërtitur “O Zot, çfarë bëra”, dhe më pas largohet nga vendngjarja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku fëmijët, të moshës 10-13 vjeç, po luanin pranë banesave të tyre.
Si pasojë, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër, vetëm 8 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake, drejtuesi i automjetit, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke devijuar drejt trotuarit.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.