“Premtoi bamirësi, por…” ja ku i shpenzoi Selina të gjitha lekët – s’do ta besoni (VIDEO)
Pas fitores në Big Brother VIP Albania, Selin Bollati është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet.
Brenda shtëpisë, ajo premtoi se një pjesë e mirë e çmimit do të shkonte për bamirësi dhe për familjen e saj, një deklaratë që u prit shumë mirë nga publiku.
Por së fundmi, një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngritur dyshime.
Në pamje, Selin shihet duke zbritur nga një automjet luksoz, i tipit Range Rover, duke ndezur menjëherë aludime.
Disa ndjekës kanë nisur të pyesin nëse kjo makinë lidhet me fitimet e saj, duke vënë në diskutim premtimet e bëra gjatë spektaklit.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që automjeti është në pronësi të saj apo se është blerë me paratë e çmimit.
Për rrjedhojë, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve, ndërsa publiku pret një reagim nga vetë Selin për të sqaruar situatën.