Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Shqiptarja dominon tapetin e kuq në “Billboard Women in Music 2026”

Nga aroadmin   ·  


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte ndër emrat që tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq të eventit prestigjioz Billboard Women in Music 2026, i mbajtur të mërkurën (29 prill) në Hollywood Palladium, në Los Angeles.

Ngjarja tradicionale e organizuar nga Billboard nderon gratë më me ndikim në industrinë e muzikës dhe këtë vit u moderua nga Keke Palmer.

Në mesin e të vlerësuarave ishin disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore ndërkombëtare, përfshirë Teyana Taylor (Visionary Award), Zara Larsson (Breakthrough Award) dhe projektin HUNTR/X (Women of the Year Award). Gjithashtu u nderuan Thalía (Icon Award), Kehlani (Impact Award), Laufey (Innovator Award), Mariah the Scientist (Rising Star Award) dhe Tate McRae (Hitmaker Award). Ndërkohë, grupet BINI dhe The Beaches u vlerësuan me çmimin e ri Global Force.

Në këtë mbrëmje, Rexha u shfaq me një stil të guximshëm dhe glam, duke rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe fotografëve. Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi të ngushtë, që theksonte linjat e trupit, i kombinuar me një detaj pelushi në nuanca rozë-gri mbi supe, duke i dhënë pamjes një prekje dramatike dhe luksoze.

Look-un e kompletoi me çorape rrjete dhe taka elegante, ndërsa aksesorët në qafë – zinxhirë perlash të kombinuar me elemente “choker” – i shtuan një frymë moderne dhe edgy paraqitjes. Me flokë bionde të prera në stil bob dhe grim të theksuar në sy, këngëtarja u shfaq e sigurt dhe karizmatike para kamerave.

Pjesëmarrja e saj në këtë event vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës, pasi Bebe Rexha është duke promovuar albumin e saj të katërt, Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet më 12 qershor.

Ndërkohë, ajo po shijon suksesin e këngës New Religion, në bashkëpunim me Faithless, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka arritur të renditet në toplistat ndërkombëtare.






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *