Selin befasohet me buqetë të madhe lulesh, jo nga Gimbo

April 30, 2026


Selin Bollati është fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Pas përfundimit të spektaklit, ajo ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale, shkruan “Kosovarja”.

Një nga temat më të përfolura ka qenë raporti i saj me DJ Gimbon, megjithëse të dy nuk janë parë shpesh në publik së bashku kohët e fundit. Kjo ka shtuar interesin rreth zhvillimeve në jetën e saj private.

Së fundi, Selin ka ndarë në Instastory një moment ku është befasuar me një buqetë të madhe lulesh. Ajo ka treguar se surpriza nuk ka ardhur nga Gimbo, por nga mbështetësit e saj.






Source link