Fejohet motra e Gjestit, ja kush është dhëndri (FOTO) – ekskluzivet
Një lajm i bukur vjen nga familja e Gjesti, pasi motra e tij, Blerina, ka hedhur hapin e madh në jetën personale.
Prej kohësh ajo ishte tërhequr nga rrjetet sociale, duke zgjedhur një jetë më private, por së fundmi ka ndarë disa momente të veçanta në Snapchat, ku shfaqet pranë partnerit të saj.
Fejesa është zbuluar në një mënyrë mjaft interesante, falë vetë fansave të Gjestit, të cilët i kanë dërguar një buqetë me lule dhe një letër urimi. Pikërisht këtë moment, Blerina e ka publikuar, duke konfirmuar lajmin.
Edhe pse tashmë nuk e fsheh unazën, ajo ka zgjedhur të mbajë partnerin larg vëmendjes publike, duke mos zbuluar detaje për identitetin e tij.
Ndërkohë, në anën tjetër, vetë Gjesti duket më i motivuar se kurrë për rikthimin e tij në muzikë.
Një imazh enigmatik i një “deleje rozë”, i publikuar nga Three60 Music dhe ku është etiketuar ai së bashku me DJ Gimbo, ka ndezur rrjetin dhe ka ngritur dyshime për një projekt të ri.
Sipas “Prive by Liberta Spahiu”, artisti është duke punuar për një EP me 5 këngë, që pritet të shënojë rikthimin e tij të fuqishëm.
Duket se për Gjestin dhe familjen e tij, kjo periudhë po sjell vetëm lajme të mira!
