Sherr i fortë mes Mirit dhe Ilir Vrenozit në prapaskenë: “Do të të zhduk…” – çfarë ndodhi? (VIDEO)
Tensionet pas përfundimit të Big Brother VIP Albania duket se nuk kanë mbaruar, pasi një tjetër përplasje është bërë publike.
Ilir Vrenozi, i ftuar në emisionin “Breaking”, ka treguar detaje tronditëse nga një konflikt me ish-finalistin Miri.
Sipas tij, përplasja ka nisur menjëherë pas finales, kur Miri është shfaqur i pakënaqur që Vrenozi nuk e kishte përmendur si fitues.
“Pse nuk më përmende si fitues?” – ka qenë një nga arsyet e debatit, që më pas është përshkallëzuar edhe gjatë “post BBV”.
Vrenozi tregon se situata ka agravuar, duke përmendur edhe fjalë të rënda që, sipas tij, i janë drejtuar nga Miri.
“Pas kësaj ai mu drejtua duke më thënë ‘do të të zhduk’,” – deklaroi ai, duke shtuar se për këtë arsye ndihet i frikësuar.
Madje, ai u shpreh se po largohet nga Tirana për arsye sigurie, duke e cilësuar situatën si serioze.
Deri më tani nuk ka një reagim nga ana e Mirit lidhur me këto akuza, ndërsa deklarata e Vrenozit ka ndezur menjëherë rrjetin.