Pas fitores, Selina bën postimin që konfirmon gjithçka për Gimbon (FOTO) – ekskluzivet

April 20, 2026


Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, duket se historia mes Selinës dhe Gimbos nuk ka përfunduar… përkundrazi, sapo ka filluar.

Fituesja e këtij edicioni ka publikuar një foto shumë intime në Instagram, ku shfaqet pranë Gimbos në një moment të afërt dhe plot dashuri.

Krahas fotos, Selina ka shkruar vetëm dy fjalë që kanë mjaftuar për të ndezur rrjetin: “To be continued…”, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë kamerave.

Postimi është shoqëruar edhe me hashtagun #teamselimbo, duke forcuar akoma më shumë idenë e një çifti tashmë të konsoliduar.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme, me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat që mbështesin këtë lidhje dhe presin të shohin se çfarë do të ndodhë më tej.

Duket se “Selimbo” është gati të jetë një nga çiftet më të komentuar edhe jashtë formatit.



Source link