Selina flet pas fitores – rrëfen frikën dhe planet me Gimbon “Më preku…” – ekskluzivet
Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selina Bollati, ka ndarë emocionet e para menjëherë pas triumfit në finalen e madhe.
Në një intervistë pas spektaklit, ajo u shpreh se po përjeton një përzierje emocionesh, mes gëzimit për fitoren dhe ndjesive të forta pas izolimit të gjatë.
“Jam në një miks emocionesh… jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht shumë e lumtur,” u shpreh ajo, duke treguar se ende nuk e ka përthithur plotësisht atë që ka ndodhur.
Selina rrëfeu se eksperienca ishte më e gjatë nga sa e kishte imagjinuar, duke kaluar 120 ditë në shtëpi, ndërsa pranoi se tani ndjen edhe një lloj frike për rikthimin në jetën jashtë.
Ajo theksoi se përtej çmimit të madh, fitorja më e rëndësishme për të ishte dashuria e publikut.
“Kam fituar zemrat e publikut… kjo është fitorja më e madhe,” tha ajo.
Ndërkohë, nuk mungoi as komenti për marrëdhënien me Gimbon, për të cilin u shpreh optimiste për të ardhmen, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë kamerave.
Selina u ndal edhe te surprizat e finales, duke theksuar se momenti me familjen dhe mesazhi i babait ishte ndër më prekësit e gjithë rrugëtimit të saj.